Presidenti Meta dekoron publicistin Nikolla Sudar me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh"

Presidenti Meta dekoron publicistin Nikolla Sudar me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh"

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka dekoruar me titullin "Mjeshtër i Madh" historianin Nikolla Sudar. 


Ky titull i është dhënë historianit, publicitit dhe përkthyesit me origjinë malazeze për kontributin e dhënë me motivacionin: 


“Në shenjë vlerësimi ndaj kontributeve të çmuara të dhëna për hulumtimin, dokumentimin, studimin dhe botimin e vlerave të rralla të traditave të shquara të trevës së Shijakut, duke i shpalosura botërisht edhe me hapjen e Muzeut Historik të Shijakut. Me mirënjohje institucionale për veprimtarinë e spikatur si historian, publicist dhe përkthyes, i cili u ka dhuruar lexuesve shqiptarë, të përkthyera në gjuhën shqipe, vepra nga shkrimtarët e mëdhenj bashkëkohorë”.

Postimi i plotë
Në vlerësim të kontributit të çmuar për hapjen e Muzeut Historik të Shijakut, falë studimit, dokumentimit dhe botimit të vlerave të rralla të traditave të kësaj treve, si dhe për veprimtarinë e spikatur në dekada, si historian, publicist dhe përkthyes, pata kënaqësinë të çmoj Nikolla Sudar, me Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".
I lindur dhe i rritur me dashurinë për qytetin e tij Shijakun, në një familje të nderuar me tradita atdhetare e me origjinë malazeze, Nikolla Sudar, për gati 55 vjet ka punuar me përkushtim e pasion për nxjerrjen në dritë të historikut të kësaj treve, nga lashtësia deri në ditët e sotme, aktivitet jetësor për të cilin i jemi thellësisht mirënjohës.
Sikundër i jemi falenderues për përkthimin e shumë veprave të mëdha të letërsisë botërore, që mjeshtërisht i ka sjellë në gjuhën shqipe.
Urime dhe sa më shumë vepra të reja dhe të suksesshme në të ardhmen! 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy