Zbulohet në Tiranë një bazë me arsenal armësh dhe lëndësh plasëse, duke vënë në pranga një person.
“Kus” u kodua operacioni i kryer nga efektivët e komisariatit nr.6 në kryeqytet, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në Kus, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kus”.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., banues në Kus, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. M., në fshatin Kus, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe një thikë.



