Hakohet llogaria në Twitter e liderit me më shumë ndjekës në botë

Hakohet llogaria në Twitter e liderit me më shumë ndjekës në botë

Kryeministri Indian Narendra Modi është një ndër krerët e shtetit më të ndjekur në Twitter me gati 62 milion ndjekës.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar hakerëve, të cilët hakuan një nga profilet e tij në Twitter në gjuhën hindu: Narendramodi_in, i cili ka dy milion e gjysmë ndjekës. Lajmi u konfirmua nga rrjeti social.

Një seri cicërimesh u dërguan nga llogaria duke kërkuar që ndjekësit e Modi-t të dhurojnë shuma të kripuara në një fond të pretenduar bamirësie të Kryeministrit. Twitter njoftoi se nisi një hetim dhe ndërmori hapa për të siguruar profilin. Tweet-et e dërguara nga hakerat janë fshirë dhe llogaria është restauruar.

Narendramodi_in është llogaria në Twitter e lidhur me faqen personale të kryeministrit indian. Krijuar në 2011, ka mbi 2.5 milion ndjekës. Llogaria personale e Modi në Tëitter, e cila ka mbi 62 milion ndjekës, nuk ishte subjekt i një sulmi kibernetik.

Korrikun e kaluar, hakerat sulmuan profilet në Twitter të figurave të larta, përfshirë ato të kandidatit për president të Demokratëve të SHBA Joe Biden, ish-Presidentit Barack Obama, themeluesit të Tesla Elon Musk dhe themeluesit të Microsoft Bill Gates. Llogaritë e Uber dhe Apple ishin gjithashtu në shënjestër të sulmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy