E tërhoqi me forcë në një rrugicë të errët, për ta përdhunuar më pas. Një vajzë 20-vjeçare italiane nga provinca e Pesaros, u përdhunua nga një djalë në dalje të një diskoteke mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, nga një 22-vjeçar shqiptar, të cilin sapo e kishte takuar.
Shqiptari me banim në Vallefoglia të Pesaro, punëtor ndërtimi, u arrestua gjatë së dielës nga policia e shtetit fqinj.
Dy të rinjtë u takuan në një diskotekë në Malindi Beach, ku shqiptari ndodhej me një grup shokësh, bashkatdhetarë.
Aty nisën të qeshnin dhe bënin shaka, kur shqiptari i propozoi vajzës që të dilnin jashtë për të biseduar më qetë në rrugë.
Por aty nisi makthi, shqiptari e kapi me forcë vajzën italiane pasi e çoi drejt parkingut të lokalit, ku nëpërmjet forcës arriti që ta zhveshë dhe përdhunojë, brenda një makine.
Tentativat e së resë rezultuan të kota, pasi shqiptari arriti të abuzojë me të. Vajza u dërgua në gjendje shoku në spital, pasi arriti të shpëtojë nga dhuna e 22-vjeçarit.
Pas ngjarjes shqiptari u arrit të arrestohet, ndërkohë që mjekët konstatuan dëmtime dhe abuzimin seksual me vajzën.



