
Droga e kapur në Greqi është e Habiljave. Kështu shkruajnë median greke këtë të martë. Siç bën të ditur “Kathimerini”, trafiku i kësaj sasie droge do të bëhej me herët, por trafikantët, të afërm të ish-ministrit shqiptar Saimir Tahiri (siç shkruhet në artikull), u trembën nga zhvillimet në Itali dhe Shqipëri, pas arrestimeve të disa pjesëtarëve të bandës Habilaj.
Autoritet dyshojnë se grupi i Habilajve qëndron edhe pas dy përpjekjeve të mëhershme për trafikim të drogës drejt Greqisë e më pas me destinacion Turqinë. Ata raportojnë së në prill dhe në shtator u arrestuan 9 persona nga policia greke.



