Gazetari Neritan Sejamini thotë se replika mes kryeministrit Rama dhe ambasadorit rus në OKB nuk ka ndonjë rëndësi në kontekstin e seancës së jashtëzakonshme. Në emisionin Të Paekspozuarit, Sejamini tha se edhe vetë mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbetet në kuadrin e diskutimit, përsa kohë Rusia ka të drejtën e vetos.
Rusia nuk lejon të merret asnjë lloj vendimi. Është ekzagjerim i madh të mendosh se Rama po i tregon Rusisë vendin. Ishte një replikë banale. Mund të ishim më krenarë nëse do të fliste për demokracinë, kundër agresionit rus etj.



