Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live ajo që ka ndodhur me Bankers është një nga masakrat më të mëdha financiare me vendin tonë. Më tej Bregu tha se Bankers ishte i paprekshëm dhe se hetimin duhet ta marrë në dorë SPAK pasi Prokuroria e Fierit nuk i ka instrumentet e duhura.
Ajo që ka ndodhur me Bankers mund ta konsiderojmë masakrën më të madhe financiare me përmasa të mëdha. Thuhet se ka xhiro 6 miliardë dollarë aq sa është buxheti i shtetit në një vit dhe fitimet e Bankers kanë qenë me humbje.
Bankers ka qenë mollë e paprekur për çdokënd, për shkak të gjeostrategjisë që mban Shqipëria.
Një nga premtimet e qeverisë Rama1 ishte fakti që çdo litër karburant që Shqipëria e kishte nën tokë do i shkonte shqiptarëve. Nuk arriti ta mbajë këtë premtim në asnjë nga mandatet e para. Sulmi ndaj Bankers do ishte problematikë për qeverinë.
Ka pasur histori qesharake. Detyrohej Instituti i Sizmologjisë të sajonte sikur kishte tërmet vetëm në Zharrës. Në Shqipëri binin tërmete, por të gjitha ndihesh vetëm në Fier, askush tjetër.
Ka qenë histori që nuk prekej. Në momentin e parë që u prek u krijuan zhurma në këtë vend. Kryeministri nuk kishte interes të drejtpërdrejtë. Duke qenë se pronarë, kishin lidhje me lobistët më të mëdhenj amerikanë, askush nuk do e prekte. Tani thuhet se është shitur te një kompani kineze. Që ka ndodhur masakër e madhe ka ndodhur. Për këtë shkatërrim që i është bërë ekosistemi kemi pasur protestën më natyrale, kur banorët e fshatrave para 11 vitesh erdhën në këmbë në Tiranë. U gënjyen nga qeveria se do kishte zgjedhje
I është lënë hetimi një prokurori në Fier, që mund ta përballoj presionin që mund të këtë për këtë çështje. Por mendoj që nuk i ka instrumentet e duhura, nuk i përgjigjeshin në kohë. Nëse do e hetonte SPAK besoj do kishim një mënyrë tjetër.
Nëse aty lidhet edhe qeveria shqiptare, qoftë dhe një drejtues i administratës absolutisht duhet të shkonte në SPAK.



