Dritëro Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, s’ka alternativë tjetër

Dritëro Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, s’ka alternativë tjetër

Analisti Dritëro Arifi komentoi mbrëmjen e sotme përmes një lidhje skype për MCN TV situatën me Kosovës dhe Serbisë. Arifi tha se Serbia po sillet si shtet kolonialist, sikur Kosova është pjesë e Serbisë dhe ky sipas analistit është problem.

Sipas Arifit dialogu duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër.

Ai shtoi se çdo konflikt mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë ndikim edhe në Rajon, ndërkohë që kritikoi se as BE dhe as Shqipëria nuk kanë reaguar dhe nuk kanë thënë që “boll është boll”.

Intervista:

1-Zoti Arifi, si është situata mes dy vendeve. Më herët edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Lajcak, ka reaguar duke kërkuar dialog dhe të lejohet liria e lëvizjes.

Arifi: Qëllimi nuk është tek dialogu sepse dialogu ka ekzistuar, por në aspektin politik ka probleme të jashtëzakonshme. Serbia po sillet si shtet kolonialist, sikur Kosova është pjesë e Serbisë dhe këtu është problem. Çdo konflikt që përshkallëzohet do të ketë ndikim në gjithë rajonin. Pse po dështojnë negociatat është problem i BE. Kosova është treguar tolerante dhe ka bërë lëshime, por 5 vite se kam dëgjuar BE apo Shqipërinë që të thotë mjaft është mjaft. Targat po shpërfaqin brishtësinë e problemit që ka ekzistuar prej luftës së Kosovës. Nëse vazhdohet me këtë ritëm mund të kemi probleme.

2. Vuçiç sot kërkoi largimin e forcave policore nga veriu i Kosovës për t’u ulur me palën kosovare. Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti është shprehur gjatë takimit me ambasadorët e huaj në Prishtinë se nuk do të tërhiqet nga reciprociteti për targat e automjeteve. Si i lexoni ju këto qëndrime?

Arifi: Është normale dhe akuzë e palogjikshme pretentimi i Serbisë. Ajo që ka thënë Kurti është normale për një kryeministër që kërkon të mbrojë vendin. Çështja e targave është simbolike por ka rëndësinë e saj. Kosova e ka dëshmuar që nga paslufta se nuk rrezikohet komuniteti serb në Kosovë. Qeveria Kurti është kundër diskriminimit që po i bëhet Kosovës jo vetëm me target. Kjo është bërë e padurueshme. Kosva është vendi më i izoluar në Europë, shumica nuk kanë udhëtyuar përtej Shqipërisë.

3. Çfarë ndikimi do të ketë kjo situatë në dialogun që zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë? Sot presidenti Vuçiç i ka vendosur edhe një afat një mujor Bashkimit Europian për tu përgjigjur nëse marrëveshjet e firmosua janë ende në fuqi.

Arifi: Dialogu duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër, por problem është që Serbia nuk po e kupton që duhet të ulet në tavolinë për të biseduar dhe për të përshpejtuar procesin e dialogut. Edhe BE paska pasur nevojë të kuptojë se edhe Kosova është e pavarur. Ky dialog duhet të ketë një finale ku duhet të ketë njohje reciproke.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy