
Punonjësit e Apple kanë nisur një fushatë kundër planeve të Tim Cook për kthimin e tyre në zyrë.
Javën e kaluar shefi i Apple u tha punëtorëve që duhet të ishin në zyrë të paktën tre ditë në javë deri në shtator.
Por stafi po kërkon më shumë fleksibilitet, ndërsa një pjesë ka dhënë dorëheqjen pas kësaj kërkese.
Ndërkohë sipas një letre të stafit, të siguruar nga faqja e lajmeve “The Verge”, shkruhet: Shumë prej nesh janë mes zgjedhjes të mirëqenies së familjes apo punës në Apple.
Gjatë vitit të kaluar ne shpesh ndiheshim jo vetëm të padëgjuar, por ndonjëherë edhe të injoruar," , shkruhet më tej.
The Verge raportoi se letra u ishte dërguar javën e kaluar punonjësve të Apple për të mbledhur firma, pavarësisht një rreshti në letër që thotë se "nuk është një peticion, megjithëse mund të ngjajë me një".
Google tashmë ka lëshuar urdhra të ngjashëm për stafin, duke u thënë atyre që të kthehen në punë tre ditë në javë deri në shtator.
Por gjigandët e tjerë të teknologjisë e shohin më larg kthimin e punonjësve në zyra, duke pritur që kufizimet ndaj Covid-19 të lehtësohen në të gjithë botën.



