
Një person i maskuar me skafandër motori është futur dhe e ka qëlluar me armë brenda lokalit të tij, biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin. Nikulaj ishte kandidat i PSD për Këshillin Bashkiak në Lezhë për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me po të njëjtën parti.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN tv, solli detaje të reja lidhur me faktin se si qëlloi autori ndaj viktimës së tij.
Sipas tij, autori ka përdorur pistoletën TT që nuk prodhohet mëse 70 vit. Është kamufluar me dy palë rroba që të duket më i shëndoshë
Autori ka përdorur për ta vrarë një pistoletë një TT, e cila ka më shumë se 70 vite që nuk prodhohet më. Nuk është armë fort e sigurt, por pas kallashnikovit është e fuqishme. Autori ka bërë një hile, ka veshur dy palë rroba dhe ka edhe jelek poshtë.
Ajo që bie në sy, nga veprimet që kam parë aty, autori ka përdorur një hile, Ai duket sikur është trupmbushur, por ai ka veshur dy palë tesha dhe ka edhe jelek anti-plumb.
Pra ndryshe nga identifikiti i policisë, sipas informacioneve, autori nuk është sic e kërkon policia një trupmbushur dhe i palestruar, por krejt tjetër, një person i dobët, qitës shumë i mirë.
Kam kontaktuar me një personazh që ka qenë në lokal 30 minuta para. Ka biseduar me Ardianin. Ai ka bërë disa telefonata dhe ka qenë i acaruar.
Nuk e di nëse prokuroria ka mbledhur gjë, por ka patur disa telefonata. Autori ka mbikqyrur lëvizjet e Nikulajt. E ka patur të qartë që objektivi ka mbetur i vetëm në tavolinë dhe është futur nga prapa lokalit.



