Tendencat e "Make Up 2025"/ Xhaçka: Grimi natyral, gjithnjë e më i kërkuar te femrat

Tendencat e "Make Up 2025"/ Xhaçka: Grimi natyral, gjithnjë e më i kërkuar te femrat

Të dukesh bukur me ngjyra të lehta dhe një pamje sa më natyrale, kjo është tendenca dominuese e "make up"-it për vitin 2025.

 Artistja e grimit, Violeta Xhaçka, e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, foli për prirjet më të kërkuara të sezonit, si për nuset, ashtu edhe për gratë në përditshmëri.

Sipas saj, grimi i rënduar është gjithnjë e më pak i pranishëm, ndërsa stili natyral po fiton terren.

Në vitet e fundit ka një kthim të dukshëm drejt natyrales. 

Femrat po kërkojnë të duken më shumë vetvetja. Grimi nuk është më për ta transformuar fytyrën, por për ta përmirësuar atë në mënyrë të rafinuar.

Kërkesat për dasma tradicionale janë rritur ndjeshëm, dhe bashkë me to edhe preferencat për make up të lehtë, që ngjajnë më afër stilit italian, një kombinim i elegancës dhe thjeshtësisë.

Vitet e fundit, kërkesat për grime të ngarkuara apo pamje ‘frikshme’, si ato të stilit Halloween, janë pakësuar. Tani ka më shumë kërkesa për pamje artistike, por të buta, të ngrohta. Thjeshtësia është bërë luks. 

Në mesin e ngjyrave më të preferuara të momentit, artistja e Make-up numëron nuancat e tokës, sidomos ngjyra kafe.

Gjithmonë e them studenteve të mia se nëse mësoni të realizoni një make up natyral dhe të pastër, do të keni punë për pesë vite rresht. Është një aftësi që kërkohet gjithnjë e më shumë. 

Trendi i "Make Up 2025" shkon drejt një filozofie ku më pak është më shumë, duke e vendosur theksin te bukuria autentike, harmonia me ngjyrat natyrale dhe ndjesia e të qenit vetvetja.

Ngjyrat më të kërkuara janë nuancat e tokës, sidomos ngjyra kafe, e cila është në modë si në veshje, ashtu edhe në grim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy