Spanja ka reaguar menjëherë pasi Britania e Madhe kërkoi nga të gjithë qytetarët e saj që gjendeshin atje të ktheheshin për të kryer karantinën 14 ditore. Kjo për shkak se sipas BBC, në Spanjë janë rritur ndjeshëm dhe me shifra shqetësuese rastet e reja me COVID-19. Për këtë arsye disa rajone kanë marrë masat, duke e bërë taksative vendosjen e maskave.
"Spanja është e sigurt për spanjollët dhe për turistët,"- tha ministri i jashtëm pas këtij urdhri nga britanikët.
Shqetësimi kryesor mbeten të rinjtë, të cilët janë më predispozuar për t’u infektuar për shkak se qëndrojnë të bashkuar dhe ushtrojnë më shumë aktivitete.
Sakaq kërkesa e Britanisë për kthimin e turistive nga Spanja dhe për t’u karantinuar me 14 ditë ka irrituar së shumti operatorët turistik dhe kompaninë e fluturimeve. Industria ajrore e Britanisë reagoi e shqetësuar duke e cilësuar këtë veprim si një goditje të madhe për ekonomitë e tyre.
Operatori më i madh për turizmin në Britani, Tui, ka anuluar të gjitha fluturimet për në Spanjë deri me 9 gusht. British Airëays është akoma në punë, por tha ‘se kjo masë hodhi në erë planet e britanikëve për pushime, duke i futur në kaos’.
Sidoqoftë, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Dominic Raab mbrojti vendimin "e papritur".
Sipas studimit të Universitetit Johns Hopkins, Spanja ka më shumë se 272,000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe rreth 28.400 vdekje dhe është një nga vendet evropiane më të prekura nga virusi. Në dy javë numri i të infektuarve në Spanjë është trefishuar, ndërsa të premten u raportuan për 900 raste.



