Meta thirret në SPAK për CEZ-DIA/ Qori: Të bëhen hetime të plota dhe të nxirren përgjegjësit, jo hetime të njëanshme

Meta thirret në SPAK për CEZ-DIA/ Qori: Të bëhen hetime të plota dhe të nxirren përgjegjësit, jo hetime të njëanshme

Hetimet e fundit të SPAK lidhur me çështjen CEZ-DIA, për të cilën është pyetur edhe Ilir Meta, kanë rizgjuar dosjen që besohet të jetë ndër dosjet me korrupsionin më të madh në vend.

Lidhur me këtë hetim, kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tv, se SPAK duhet të bëj hetime të plota e jo të njëanshme përkitazi me çështjen.

Po të më pyesni mua dhe shqiptarëve, normalisht që ata duhet të jenë në burg, por shteti i së drejtës nuk do t’ja dijë.

Duhet të bëhen hetime të paanshme, dhe të plota, dhe të nxirren përgjegjësit. Është i mundur të ketë një hetim të njëanshme, jo i plotë.

Është e mundshme, nuk e njoh çështjen me imtësi. Ka mundësi të ketë anësi, por këtë shqetësim mund ta ngre unë, apo analistët e pavarur, por njerëzit e korruptuar, të thonë unë do të amnistohem sepse nuk po hetohen të gjithë, është si të më kapë mua policia dhe të them nuk më vë dot gjobë, se dje kaloi njëri dhe nuk i vure gjobën atij.

Unë kam qenë skeptik i reformës në drejtësi. Hetimet e SPAK i shoh që nisin me përfaqësues të rëndësishëm, por jo shumë shumë të rëndësishëm të PS. Faza e dytë mesa duket ësthë ajo e Metës dhe Berishës. A do të ketë fazë të tretë, ku do të futet Rama dhe Veliaj?

Nëse hetimet ndalojën në fazën e dytë, këta mund të jenë vërtet të korruptuar, por nëse hetimet e SPAK mbarojnë me Berishën dhe Metën, atëherë më duket se edhe Ahmetaj me Dakon dhe shokë, janë future në burg për të krijuar kontekstin për të goditur Berishën dhe Metën.

Nëse do të shkohet te Veliaj dhe Rama, atëherë do ti themi SPAK bravo. Sot për sot nuk e kam këtë siguri dhe nuk e di nëse në të ardhmen, hetimi do të shkojë edhe në krerët e mazhorancës socialiste.

Nuk di të them se Edi Rama është i amnistuar apo jo. Kam frikë se është. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy