Daja i Mahsa Amini dënohet me 5 vite burg

Daja i Mahsa Amini dënohet me 5 vite burg

Safa Aeli, daja i Mahsa Aminit, kurdes 22-vjeçare të vrarë me shqelma dhe grushte në shtator të vitit 2022, pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të shamisë, është dënuar me burg.

Aeli, 30 vjeç, u arrestua në shtator të vitit 2023 në Saqqez, në Iranin jugor, me akuzën për “mbledhje informacioni dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare”, “propagandë kundër sistemit” dhe “fyerje të liderit Ali Khamenei” gjatë disa demonstratave kundër regjimit.

Më pas ai u lirua me kusht. Dënimi ndaj tij është pesë vjet e katër muaj burg, por Gjykata Revolucionare e Saqquezit deklaroi se nga këto pesë vite Aeli do të vuajë vetëm tre e gjysmë burg.

Për më tepër, 30-vjeçari nuk do të mund të largohet nga Irani për dy vjet dhe do të duhet të shkruajë biografinë e një anëtari të Basij, një forcë paraushtarake, i vrarë gjatë një proteste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy