Hoxha: Rama demagogji me nevojtarët, pensioni mesatar nuk shkon 400 euro brenda mandatit

Hoxha: Rama demagogji me nevojtarët, pensioni mesatar nuk shkon 400 euro brenda mandatit

Specialisti për sigurimet shoqërore Kujtim Hoxha për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se 1.7 miliardë euro gjatë këtij mandati qeverisës do të shkojnë për rritjen e pensioneve, e cilëson si demagogji.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se pensionet janë mizerabël dhe se pavarësisht deklarimeve me llogaritje, nuk arrihet që brenda mandatit qeverisës pensioni mesatar të shkojë 400 euro.

 

Sot përfitojnë pension pleqërie 725 mijë qytetarë, nga të cilët 537 mijë qytetarë marrin pension në 185 mijë lekë të vjetra, pjesa tjetër marrin pension mbi 200 mijë lekë. Këto janë shifrat e vetë qeverisë, janë mbi 120 mijë qytetarë që marrin pension nën 100 euro, pensione pleqërie, pensione familjare dhe invaliditeti. 

 

Kjo duhet të shqetësonte qeverinë dhe të ishte një kambanë alarmi, se pensionet janë mizerabël. Nuk mund të futemi në Europë pa plotësuar ca standarde. Pension mesatar 400 euro do të thotë që pensionet që janë mbi 200 euro, janë 190 mijë, atëherë pensioni mesatar krahasuar me këta 537 mijë nuk plotëson 400 euron, nuk shkon aq me shtimin 18 mijë lekë në vit. 

 

Ose Kryeministri është demagog, ose e bëri për të kaluar zgjedhjet e pjesshme. Me atë që ka ndërmend të bëjë dhe atë që pretendon Shqipërinë e viteve 2030 që thotë pensionet do të rriten deri 200 euro, sepse pas katër vitesh që do të lërë mandatin qeveria, i bie që qytetarët që sot marrin pension 40% e tyre të mos jenë më, sepse bëhet seleksionim natyror. I bie që 40% e këtyre qytetarëve të mos ekzistojnë. 

 

Çfarë ideje ka qytetari i parë i Shqipërisë, për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje mjerane që është. E ka thënë publikisht që do i rrit pensionin në mënyrë të përmuajshme me 600 lekë çdo muaj. Do të thotë që vitin që vjen të përfitojë 7200 lekë të rinj për 2026. 

 

Kjo është demagogji të merresh me shtresat e pambrojtura. Me këtë ndarje që i bie, Kryeministri ka thënë se rritja e pensionit për vitin 2026 do të jetë e përmuajshme, sipas kategorive 18 mijë lekë, 700 lekë dhe 600 lekë për pensionin e invaliditetit. 

Kjo pjesë 100 milionë që do të jepet në vit, do të jetë sa bonusi i fundvitit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy