Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka promovuar idenë e Presidentit Trump për zhvendosjen e popullsisë së Gazës në vende të tjera.
“Është një ide e jashtëzakonshme dhe mendoj se me të vërtetë duhet të zbatohet”, tha ai në një intervistë me Fox News.
"Ata mund të largohen, ata mund të lëvizin dhe të kthehen. Ne duhet të rindërtojmë Gazën, kjo është ideja e parë e mirë që kam dëgjuar", tha Benjamin Netanyahu.
Dhe ministri i tij i mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar IDF të përgatisë një plan për të lejuar largimin vullnetar të popullsisë së Gazës, pas komenteve të Trump për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Rripi. Këtë e kanë bërë të ditur mediat izraelite.



