Maliq/ I kërkuari qëllon me armë efektivët e ‘Shqiponjave’, vritet një polic, një tjetër i plagosur

Maliq/ I kërkuari qëllon me armë efektivët e ‘Shqiponjave’, vritet një polic, një tjetër i plagosur

Një efektiv i forcës së posaçme “Shqiponja” ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor të zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e Maliqit.

 

Sipas informacioneve paraprake nga policia, strukturat e rendit kishin identifikuar vendndodhjen e Violand Bracellarit, person i shpallur në kërkim dhe kishin organizuar një aksion për kapjen e tij.

 

Gjatë ndërhyrjes ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në kërkim dhe forcave të policisë. Si pasojë e përplasjes me armë, efektiv i repartit “Shqiponja” Enea Mekolli ka mbetur i vrarë në krye të detyrës, ndërsa një tjetër efektiv i të njëjtit repart Edison Adri është plagosur.

 

Burime paraprake bëjnë me dije se polici i plagosur ka marrë një plumb dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pritet që ai të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

 

Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe personi i shpallur në kërkim, i cili është neutralizuar dhe ndaluar nga policia.

 

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Maliqit, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan. Autoritetet po vijojnë hetimet dhe pritet të japin më shumë detaje mbi rrethanat e plota të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy