Sot mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, nënshkruhen 16 marrëveshje

Sot mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, nënshkruhen 16 marrëveshje

Mirëmëngjes me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë.

 

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, për të njoftuar mbledhjen e dy qeverive ku në orën 11:40, kreu i qeverisë do të takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni. 

 

Më tej mbledhja e përbashkët do të nisë në orën 12:30, ndërsa rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe memorandumeve. 

 

Delegacioni shqiptar përbëhet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhe, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy