Një bombol gazi ka shpërthyer në zonën e kompleksit "Deliorgji", pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Policia bën me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur, pronari i ambientit dhe punonjësi i tij, të cilët janë transportuar në spital.
Gazetari Besmir Pula në një raportim për Mcn Live nga terreni bën me dije se shpërthimi ka qenë i fortë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
"Blutë" bëjnë me dije se në njoftimin paraprake se:
Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Më herët gazetari Besmir Pula raportoi për Mcn Live:
“Ka qenë një shpërthim i fortë. Nga shpërthimi ka pasur dëme edhe në katet e sipërme të lokalit dhe godinën përballë. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që pronari ka hapur derën e ambientit. Pronari i lokalit është nisur menjëherë në QSUT, ku po merr mjekim. Biznesi ku ka shpërthyer bombola e gazit është në katin zero ndërsa përballë është një market”.



