Përdorimi i gishtave për të bërë llogaritë në orën e matematikës nuk është i lejuar ose shpesh nxënësit që e bëjnë këtë etiketohen si “bebe”.
Por llogaritja me gishta është parë gjithnjë si tërheqëse dhe neuroshkenca tregon rëndësinë e një zone të trurit që i "sheh" gishtat, përtej kohës dhe moshës, si mënyrë për të bërë llogaritje.
Studiuesit Ilaria Berteletti dhe James R. Booth në një studim të botuar vitin e kaluar analizuan një rajon specifik të trurit që i kushtohet perceptimit dhe përfaqësimit të gishtave të njohur si zona e gishtit somatosensor.
Studiuesit e trurit e dinë se ne "shohim" gishtërinjtë tanë në trurin tonë, edhe kur nuk përdorim gishta në një llogaritje. Sipas tyre kur fëmijëve nga 8 deri në 13 vjeç iu dhanë probleme komplekse në zbritje, zona e gishtit somatosensor u ndez, edhe pse studentët nuk i përdorën gishtat.
Dëshmi nga studimet e sjelljes dhe ato të neuroshkencës tregojnë se kur njerëzit marrin trajnim mbi mënyrat për të perceptuar dhe përfaqësuar gishtërinjtë e tyre, ata bëhen më të mirë për ta bërë këtë, gjë që çon në arritje më të larta në matematikë.
Studiuesit zbuluan se kur 6-vjeçarët përmirësuan cilësinë e paraqitjes së gishtave, ata u përmirësuan në njohuritë aritmetike, veçanërisht aftësi të tilla si numërimi dhe renditja e numrave.
Neuroshkencëtarët shpesh debatojnë për njohuritë e gishtërinjve të cilat parashikohen si arritje në matematikë, por ata qartë bien dakort në një gjë: Kto njohuri janë kritike.
Siç ka shkruar edhe Brian Butterworth, një studiues kryesor në këtë fushë, nëse nxënësit nuk mësojnë për numrat duke menduar për gishtat e tyre, numrat "kurrë nuk do të kenë një përfaqësim normal në tru".
*Marrë nga The Atlantic



