Ish-kryetari i LSI-së e ka nisur ditën me një postim në “Facebook”, me anë të të cilit ironizon kryeministrin Rama.
Në një postim të orës 06:00 të mëngjesit, Petrit Vasili kritikon listën me 101 emra të zyrtarëve të administratës, për shërbimin e të cilëve qytetarët janë ankuar.
“Prapë me lista ky kryeministri, s'ka gjëkundi as ide e as fantazi, imagjinon sikur është Herkul, por është vetëm një Don Kishot”, shkruan Vasili.



