Alpinisti nepalez Kami Rita Sherpa arriti majën e Everestit për herë të 30-të këtë të mërkurë ,duke thyer rekordin e tij për ngjitjen në malin më të lartë në botë.
Lajmin e bëri me dije organizatori i ekspeditës së saj.
“Kami Rita arriti në majën e Everestit këtë mëngjes. Ai vendosi një rekord të ri me 30 ngjitje në Everest”, tha për AFP Mingma Sherpa nga Seven Summit Treks.
Kami Rita Sherpa u ngjit në majën e Everestit, në një lartësi prej 8849 metrash, për herë të parë në vitin 1994. Atëherë ishte për një ekspeditë tregtare. Që atëherë, ai është ngjitur pothuajse çdo vit në malin më të lartë në botë.
Në vitin 2023, ai u ngjit në majën e Everestit dy herë.



