Berisha: Grupi Parlamentar i PD s’është Alibeaj! Të bashkohemi në diversitet  

Berisha: Grupi Parlamentar i PD s’është Alibeaj! Të bashkohemi në diversitet  

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku u shpreh se është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitet. Berisha theksoi se e njeh momentalisht Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar, por u shpreh se kjo nuk do të thotë se “Enkelejdi është grupi”.

Vendimi që pretendon z. Alibeaj nuk ekziston. Një hap pas? Të krahasosh fituesin me humbësin besoj që është një gabim i madh logjik. Grupi patjetër do ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do bëjë debate. Mendoj se është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet që e bën edhe më demokratike PD-në. Demokratët kanë folur më 11 dhjetor, më 18 dhjetor dhe më 6 mars. Kombinacionet Basha-Rama marrin fund. Anëtarësia e partisë i dha Lulzim Bashës shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor dhe ai s’është më këtu. Absolutisht, cilido demokrat ka të drejtë ta shtrojë çështjen e non grata-s në të gjitha forumet. Se e njoh grupin parlamentar të PD-së nuk do të thotë se Enkelejdi është grupi. Jemi në një proces dhe në proces e sipër ai mund të qëndrojë. Në PD s’ka zyrë kryetari tani, kur të zgjidhet kryetari bëhet zyra e kryetarit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy