
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në drejtim të detit të Japonisë, ose detit Lindor. Lajmi vjen nga agjencia e lajmeve Yonhap e cila citon Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt ujërave të saj lindore të enjten, vjen disa orë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të ndërmerrte përgjigje ushtarake “më të ashpra” ndaj SHBA-së duke forcuar angazhimin e saj të sigurisë ndaj aleatëve të saj Korenë e Jugut dhe Japoninë.
Raketa e lëshuar nga zona bregdetare lindore e Wonsan, në orën 10:48 të mëngjesit u ul në ujërat midis Gadishullit Korean dhe Japonisë.



