
Autori i komplotit për vrasjen e kryeministres britanike Theresa May është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të qendrojë minimalisht 30 vite pas hekurave.
Naa'imur Zakariyah Rahman 21 vjeç, nga veriu i Londrës, u dënua muajin e kaluar për përgatitjen e akteve të terrorizmit.
Rahman kishte planifikuar të shpërthente një bombë artizanale përballë Daëning Street, dhe më pas të sulmonte me thikë ose armë kryeministren May duke përfituar nga kaosi që do shkaktonte shpërthimi.
Teksa i komunikoi vendimin, gjyqtari Haddon-Cave, tha se Rahman "do të kishte kryer sulmin" nëse ai nuk do të ishte arrestuar.
Rahman u kap nga një operacion i fshehtë që përfshinte Policinë Metropolitane, MI5 dhe FBI.
Ai u arrestua momente pasi mori një qese dhe xhaketë nga një operacion i fshehtë që besonte se ishte i pajisur me eksplozivë.
Gjyqtari tha "Jam i sigurt se Rahman e dinte se pajisjet ishin reale dhe të afta të shkaktonin dëm serioz".

Ai shtoi se oficerët e fshehtë të përfshirë në këtë rast ishin "të kujdesshëm" në çdo kohë dhe Rahman ishte "nxitësi dhe autori" i veprimeve të tij.
Gjatë gjykimit të tij ai u deklarua fajtor për angazhim në sjellje që ndihmojnë në përgatitjen e akteve terroriste, bazuar në një video të filmuar nga një bashkëpunëtor i tij në të cilën shprehte dëshirën për t'iu bashkuar grupit të Shtetit Islamik në Libi.
Gjatë leximit të pretencës, gjyqtari zbuloi se Rahman kishte pranuar në burg se ai do të kishte kryer sulmin nëse do të kishte pasur mundësi, gjë që është në kundërshtim me atë që ai tha gjatë gjykimit.

Rahman kontaktoi me rekrutuesit e IS nëpërmjet medias sociale por pa dijeninë e tij, kontakti në të vërtetë ishte një agjent i FBI-së.
Ai agjent i referohej Rahmanit një ekipi MI5 të lojtarëve në internet që e bindën atë se ata ishin persona të vërtet të IS.
"Unë dua të bëj një bombë vetëvrasëse në Parlament," tha Rahmani për lojtarët e MI5.
"Unë dua të bëj përpjekje për të vrarë Theresa Maj. Gjithçka që kam nevojë tani është një qelizë e fjetur për t'u ulur për tani".



