Maska e detyrueshme nga e premtja në ishujt Mykonos dhe Halkidiki në Greqi

Maska e detyrueshme nga e premtja në ishujt Mykonos dhe Halkidiki në Greqi

Greqia njoftoi mbajtjen e detyrueshme të maskave në ishullin e Mykonos dhe në Halkidiki, në veri të vendit, pas një rritjeje të numrit të rasteve me koronavirusin e ri këto ditët e fundit.

“Kjo masë do të aplikohet duke nisur nga dita e premte dhe deri më 31 gusht”, njoftoi mbrojtja civile greke.

Banorët dhe turistët në ishullin turistik të Mykonos dhe vendet turistike të Halkidikisë do të duhet të mbajnë maska në ambientet e mbyllura dhe të hapura.

Në të njëjtën kohë, koncertet, festat dhe ceremonitë fetare, marshimet dhe grumbullimet prej më shumë se nëntë persona do të jenë të ndaluara.

Bëhet e ditur se “Restorantet do të mund të kenë vetëm tavolina me katër persona, ose gjashtë kur bëhet fjalë për të njëjtën familje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy