
Asnjë vdekje nga Covid dje në Londër, ngjarje që shënohet për herë të parë në 6 muaj. Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik Angli të dielën, ndërsa numri total i viktimave në gjithë Britaninë u ul në 19.
Ky tregues mund të lidhet me vonesën statistikore në një pjesë të të dhënave të fundjavës, por megjithatë konfirmon një trend drejt rënies së viktimave në nivelet më të ulëta që nga fillimi i pandemisë.
Mjekët londinezë flasin për një rezultat "fantastik" duke vërejtur uljen paralele të shtrimeve në spital, me jo më shumë se mesatarisht "1 ose 2 vdekje çdo dy ditë" në kujdesin intensiv.



