Ka arritur në 2 978 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, një rritje prej 475 personash prej ditës së djeshme. Megjithatë, ka një rritje të madhe të numrit të përsonave të shëruar, 1084 më shumë se dje, çka e çon numrin e të shëruarve në total në 4025.
“Të shëruar janë 1 084 më shumë, një shifër me të vërtetë e rëndësishme, që çon në totalin 4025. Kemi 37% më shumë të shëruar se një ditë më parë”, tha komisari për emergjencën, Angelo Borreli, në deklaratën e ditës së sotme.
Numri i viktimave ka shënuar rritje në krahasim me një ditë më parë, 345 të tillë.
Të sëmurë me koronavirus në Itali janë në total 28 710, me një rritje ditore prej 2 648.
Numri total i të prekurve – viktima dhe të shëruar – ka arritur në 35 713.



