
Tomi Kallajnxhi, drejtues në “Big Media Expert” deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se komunikimi dixhital është bërë shumë popullor. Duke vijuar shpjegimin e tij, Kallajnxhi tha se tashmë asnjë media nuk është masive dhe secili medium ka targetin e vet.
Më tej, Kallajnxhi theksoi se mediumi ku do të bëhet marketingu zgjidhet në varësi të produktit që do shesim apo reklamojmë.
Sipas Kallanxhiut, buxhetet e televizioneve në Shqipëri kanë rënë në mënyrë drastike nga reklamat.
Komunikimi dixhital është bërë popullor, çdo brand mund ta bëjë. Targetizimi i 1 mijë vetave në Shqipëri kushton 0.2 euro. Format më të përdorura të marketingut dixhital, e para është social media. 89% e shoqërisë është në social media. Është kompania ajo që bën lead e një biznesi. Me teknologjinë çdo i ri ka të njëjtën fuqi që mund të ketë një korporatë për të shitur online. Kompanitë duhet të ndryshojnë pak mentalitetin e tyre.
Asnjë media nuk është masive secili ka target grupin e vet dhe kompanitë e kanë të vështirë. Kompanitë bëjnë gabim, dalim me të njëjtin "creator" si në Tik Tok si në televizion.
Nëse është veshje për adoleshentë është për Tik Tok. Nuk ka më media masive. Nëse ka produkte për bebe, vendi i duhur do të ishte në Instagram, nuk mund ta shesësh në Tik Tok se janë të rinj. Media masive ka vdekur, secili medium ka target grupin e vet.
Buxhetet e televizioneve në Shqipëri kanë rënë në mënyrë drastike nga reklamat. Jemi 80 me 20 për dixhitalizimin për të gjithë kompanitë. Minimalisht Facebook nga kompanitë shqiptare mund të tarifojë 200 milionë euro ‘advertising’.



