Rusia miraton projektligjin për shkëputjen e internetit nga rrjeti botëror

Rusia miraton projektligjin për shkëputjen e internetit nga rrjeti botëror

Parlamenti rus ka miratuar draftin e ligjit “Programi për Ekonominë Kombëtare Digjitale”, i cili sipas kritikëve mund të çojë në rritjen e censurës në vend. Ky ligj kërkon që të kontrollojë trafikun e internetit, nëpërmjet pikave të kontrollit të ngritura nga shteti.

Mijëra vetë në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë kanë protestuar kundër këtij ligji me slogane, si: “larg duart nga interneti”, “ndal ndarjes së internetit rus” etj.

Sipas kritikëve masat që do të merren për zbatimin e këtij ligji do të jenë shumë të kushtueshme dhe do të ndikojnë në rritjen e censurës shtetërore. Projektligji do të krijojë një mur ndarës interneti të ngjashëm me atë të Kinës, i cili u kufizon njerëzve mundësinë e përdorimit të internetit. Ende nuk dihet ndikimi që do të ketë ky projektligj në jetën e qytetarëve dhe të biznesmenëve rusë.

Mbështetësit e këtij projektligji e konsiderojnë të domosdoshëm për të mbrojtur shtetin nga sulmet kibernetike dhe për të pasur internet edhe nëse ndodh që shkëputen nga rrjeti botëror.

Përpara se të hyjë në fuqi, ky projektligj duhet të nënshkruhet nga Dhoma e Lartë e parlamentit rus dhe nga presidenti Vladimir Putin.

Para pak kohësh, Rusia tregoi planet e saj për të testuar ndarjen e internetit lokal, të mbiquajtur Runet, nga rrjeti botëror.  Runeti do të jetë nën kontrollin e plotë të Rusisë dhe do të jetë krejtësisht i mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Rusia është akuzuar nga Qendra e Sigurisë Kibernetike të Britanisë së Madhe dhe agjenci të tjera perëndimore se qëndron pas sulmeve kibernitike që u janë bërë vendeve perëndimore.

Ajo gjithashtu është kritikuar edhe për ligje të tjera në lidhje me internetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy