Sony dëshiron të blejë gjysmën e katalogut muzikor të Michael Jackson

Sony dëshiron të blejë gjysmën e katalogut muzikor të Michael Jackson

Gjigandi japonez Sonny po planifikon të blejë gjysmën e katalogut muzikor të Michael Jackson. Sipas revistës amerikane Variety, vlera totale arrin në më shumë se 800 milionë dollarë. 

Nëse trashëgimtarët që zotërojnë pasurinë e madhe të Jackson bien dakord për shitjen, marrëveshja do të përfshijë dhe të drejtat për filmin e ardhshëm biografik Michael dhe muzikalin ‘MJ: The Musical’. 

Marrëveshja, e cila mund të përfshijë një blerës tjetër së bashku me Sony, mund të bëhet shitja më e madhe ndonjëherë në biznesin gjithnjë e më të lakmuar të katalogut muzikor.

Me revolucionin e transmetimit, të drejtat për këngët e artistëve që janë të vdekur ose të gjallë, por që konsiderohen të përjetshëm janë bërë pasuri të vlefshme, pasi kush i zotëron ato fiton para me çdo dëgjim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy