
Gazetari Erjon Skëndaj, për aksidentin në qendër të Tiranës, ku autobusi i Unazës u përplas me dhjetë makina duke bërë që 9 persona të mbeten të plagosur, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit” thotë se vetëm njëri nga të lënduarit ndodhej deri ditën e sotme i shtruar në spital.
Nga studio e MCN Live, Skëndaj deklaroi se gjendja e të plagosurve ka qenë mesatare dhe lehtë.
Rasti mesatar është një i vetëm që vazhdon në spital, për të cilin më konfirmohet se ka dalë ditën e sotme. Të tjerët kanë dëmtime mesatare të ekstremiteteve.
Lidhur me shoferin e autobusit, Skëndaj tha se nëse do ishte ulje diabeti, do ishte në insufiçencë të sheqerit dhe insufiçenca nuk bën rikthim vetë pasi shkon në humbje ndjenjash.
Në vijim shtoi se në dijeninë e tij, drejtuesi nuk ka qenë pa ndjenja, madje dëshmitarë thonë se ai po qëndronte shumë ftohtë në autobus, në timon.
Kjo linja na është servirur si linjë Green, miqësore me mjedisin, shumë njerëz janë gabuar me planin.
Porsche nuk ka devijuar, është si proces i përplasjes së një makine tjetër që përplasi Porsche dhe shkoi në drejtimin tjetër.
Ai është stacion autobusi, shoferi duhet të ulte shpejtësinë. Diçka nuk ka shkuar, mund të jetë humbja e vetëdijes apo edhe fakti se shoferët po punojnë mbi orë.
Duhet analizuar autobusi, kush do vij të bëj ekspertin auto-teknik të këtij autobusi hibrid? A e di pse dalin këta autobus nga qarkullimi?
Këta kushtojnë 8 mijë euro dhe na i shkruajnë në defter 44 milionë lekë. Janë makina që janë nxjerrë nga qarkullimi atje, se kostoja e mirëmbajtjes së këtij autobusi Volvo është marramendëse.
Pse ndenji aq gjatë autobusi në Lanë? Se ekspertiza jonë nuk di të bëjë një ekspertizë të mirëfilltë për një autobus hibrid.
Këta janë autobusë difektozë ndaj janë hequr në vendet e tyre nga qarkullimi.



