
Eksperti i sigurisë ushqimore, Dr.Enriko Ceko përmes një lidhje Skype për MCN TV tha se dy dëmtimet kryesore që sjell konsumimi i produkteve të cilat kanë përmbajtje kancerogjene janë dëmtimi i trurit dhe problem në riprodhim. Sipas tij oksidi i etilenit përdoret për lidhjen e produkteve industriale apo produkte të ambalazhit dhe jo për produktet që janë për ushqim.
“Oksidi i etilenit përdoret për lidhjen e produkteve industriale apo produkte të ambalazhit dhe jo për produktet që janë për ushqim. Nëse përdoret nga njerëzit sjell dëmrtimin e trurit, sidomos tek fëmijët dhe kur ata rriten prezenca e gjatë e tyre sjell problem me riprodhimin. Këto janë dy dëmtimet kryesore. Ka dëmtime edhe në aparatin tretës por kryesoret janë dy”, tha Ceko.
I pyetur se si bëhet verifikimi dhe nëse ka AKU kapacitetin për të realizuar këtë proces në kohë kaq të shkurtër në të gjithë vendin Ceko tha se me përjashtim të drejtorit të parë të AKU që ka qenë i fushës të gjithë të tjetërt i ka caktuar politika. Sipas tij në AKU mungojnë specialistët dhe se ata që kryejnë kontrolle nuk janë të fushës.
“Cdo produkt ka kodin dhe datën e prodhimit sasinë e prodhuar dhe fabrikën ku është prodhuar. Nëse produkti ka përpmbajtje kancerogjene duhet të tërhiqet nga tregu dhe t’i kthehet mbrapsht prodhuesit. Nuk është cështja tek shpërndarja, por tek prodhuesi, ndaj dhe ai reagoi në mënyrë të menjëhershme. Me përjashtim të drejtorit të parë të AKU që ka qenë i fushës të gjithë të tjetërt i ka caktuar politika. AKU nuk është repart ushtarak. Qeveria ka caktuar njerëz që vijnë nga Ministria e Redit dhe më shumë kanë prishur punë se sa kanë ndrequr. Raporti i vitit të kaluar në kontrollin e ushqimeve ka treguar se ata nuk janë të fushës, janë mësues gjeografie, kanë mbaruar gjermanisht. Nga ana tjetër mungojnë specializimet. AKU e ka vështirë të kontollojë 65 mijë objekte dhe kontrollohen ata me risk më të lartë. Duhet ndërhyrë menjëherë në vendet ku ka produkte kancerogjene, nuk mjafton vetëm njoftimi i qytetarëve. Identifikimi i këtyre produkteve kërkon ekspertë dhe jo policë, sepse jo të gjitha produktet janë kancerogjene, është vetëm një parti malli e prodhuar në një periudhë të caktuar”, tha Ceko.



