"Lufta" PS-LSI, Meta akuza të forta Ramës: Shiti Bashkitë e Pogradecit dhe Lezhës te PD

"Lufta" PS-LSI, Meta akuza të forta Ramës: Shiti Bashkitë e Pogradecit dhe Lezhës te PD

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ishte ditën e sotme në Pogradec, ku mbajti një takim elektoral. Ai tha se pogradecarët duhet të marrin hakë ndaj të pabesëve që shitën Pogradecin te PD-ja.

Sipas Metës, ka qenë vetë Rama ai që e shiti bashkinë e Pogradecit dhe Lezhës te PD-ja.

“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre që shitën bashkinë e Pogradecit. Ta dëgjojë Edi Rama, se këtu nuk do ketë votë për  PS-në, që shiti bashkinë e Pogradecit. Jo vetëm e shitën që të mos i merrte aleati strategjik LSI, që i qëndroi korrekt, por edhe kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos investuar dhe penalizuar një popull të tërë këtu. LSI do jetë forcë e parë për të mos ndërtuar kulla të shëmtuara, si ajo e Korçës, miliona euro,” tha Meta.

Kreu i Kuvendit gjatë fjalës së tij tha se nuk e ka fajin Panariti që Edi Rama nuk i jepte fonde. "Fajin e ke ti se nuk di të drejtosh dhe për këtë faj do ta marrësh përgjigjen në 25 qershor dhe nuk ka presion që e ndryshon vullnetin e Pogradecit dhe gjithë Shqipërisë", tha ish-kreu i LSI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy