Meta: Turizmi prodhon mirëqenie, duhet ta shfrytëzojmë

Meta: Turizmi prodhon mirëqenie, duhet ta shfrytëzojmë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, ku u diskutua në lidhje me platformën e LSI-së për zhvillimin e turizmit.

Meta vuri në dukje potencialet e pazhvilluara të turizmit në qarkun e Fierit, por edhe në të gjithë vendin duke e cilësuar turizmin si një nga degët më kryesore që do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Na duhet të promovojmë edhe vlerat tona kulturore. Këtë park të jashtëzakonshëm arkeologjik të Apolonisë, parkun e Butrintit dhe gjithë pasuritë e tjera kulturore, sepse në fund fare identiteti kulturor është pjesë shumë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe jo vetëm kaq, por ne shohim që këto pasuri kulturore, kur ruhen, kur restaurohen, dhe njëkohësisht kur shoqërohen edhe me një infrastrukturë mbështetëse, padyshim që prodhojnë një mirëqenie për komunitetin në radhë të parë, por edhe për të gjithë vendin”, theksoi Meta.

Kryetari i LSI-së theksoi se zhvillimi i turizmit në vend do të prodhonte mirëqenie për qytetarët e vendit dhe për këtë u duhet dhënë një shans të gjithëve. “Zhvillimi i turizmit prodhon mirëqenie për të gjithë në mal, në det, në zonat këtu përreth edhe kudo. Dhe ne kemi interes që t’i japim një shans të gjithëve dhe zhvillimi i turizmit na ndihmon për këtë gjë”, nënvizoi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy