Bledi Shkëmbi merr drejtimin e Shqipërisë U-19

Bledi Shkëmbi merr drejtimin e Shqipërisë U-19

Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Shqipërisë U-19. MCN, mëson se teknikut korçar, i është besuar drejtimi i kuqezinjve 19-vjeçarë.

Në këtë post, Shkëmbi do të pasojë trajnerin Ervin Bulku. Karrierën si trajner, Shkëmbi e nisi te KF Liria në Kosovë në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë mori drejtimin e Teutës.

Në Superiore, trajneri Shkëmbi ka drejtuar edhe Dinamon në verën e 2021, ndërsa në shtator të 2022, drejtoi sërish Teutën për dy muaj.

Kjo do të jetë eksperienca e parë për 44-vjeçarin, në drejtimin e një kombëtareje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy