Aktori Idriz Elba flet për gjendjen e tij në karantinë

Aktori Idriz Elba flet për gjendjen e tij në karantinë

Aktori i njohur Idris Elba një javë më parë tregoi se ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19  dhe u bëri thirrje të gjithëve që të tregojnë kujdes për veten.

Pasi konfirmoi infektimin, në media u tha se ai është në gjendje kritike për jetën, megjithatë aktori i ka mohuar kategorikisht këto fjalë.

“Kjo është gënjeshtër, tani jam mirë”, i thotë Elba një fansi të shqetësuar.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të fansave, aktori tha se ende nuk i janë shfaqur simptomat e koronavirusit.

Një prej tyre e pyeti “Sa ditë keni qenë i dobët Idris?”. “Në të vërtetë nuk kam patur ditë kur kam qenë i dobët … Kam patur një dhimbje koke dhe dhimbje trupi ditën kur bëra provë por kaq”, tha 47-vjeçari.

Pas diagnostikimit, Idris pretendoi se ai është infektuar me virus nga Sophie Trudeau, pasi ishte takuar me të pak ditë më parë dhe ajo u testua pozitive./DailyMail/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy