Deklarata e fortë e LSI: Edi dhe shërbëtori i verbër Luli s’na trembin, dyshja e këndshme…

Deklarata e fortë e LSI: Edi dhe shërbëtori i verbër Luli s’na trembin, dyshja e këndshme…

LSI i është kundërpërgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për sulmet e tyre ndaj ministrisë së Bujqësisë.

Sipas nënkryetarit të LSI Luan Rama as PD dhe as PS nuk e trembin LSI, duke deklaruar se shqiptarët e dinë shumë mirë kush është e keqja e vendit dhe që sipas LSI është Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së Luan Rama tha se politikat e ministrisë së bujqësisë nuk janë politika të një ministri por shtetit. Ai e akuzoi Bashën si shërbëtor të Ramës.

“Ne vazhdojmë të jemi transparent ndaj publikut. Dimë të shohim me realizëm defektet dhe dimë të kërkojmë ndjesë për atë çka nuk kemi bërë mirë. Edhe Edi edhe Luli dhe cilido tjetër që ka pak përgjegjësi për punën që bën në zyrë, e di që politikat e një ministrie nuk janë të një ministrie por shtetërore. Dua të nënvizoj një fakt që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë që subvencioni për bujqësinë në vitin 2017 është 13 mln euro, ndërkohë që në Kosovë është 64 mln euro dhe në Maqedoni 170 mln euro. Le të përpiqet s të dojë Basha ta vërë gishtin tek ministri i bujqësisë por tregon sa shërbëtor i verbër është”, theksoi Luan Rama.

Ai tha se këto janë tentativa për të frikësuar LSI dhe për të sugjestionuar elektoratin e saj, duke thënë se do e marrin përgjigjen më 25 qershor. “Pavarësisht kësaj më lejoni të bëj të qartë edhe njëherë për publikun se kryetari i rilindjes Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin dot LSI dhe as i sugjestionojnë votuesit, që do t’ia japin përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kabanizimit nga qeverisja e LSI-së”, tha Luan Rama.

Sot nga Dibra kreu i PD Lulzim Basha sulmoi ish-kreun e LSI që sipas tij është bërë si bishë pasi nuk do ta ketë më dorën në bakllava. Ndërsa kryeministri Rama akuzoi ministrinë e Bujqësisë që është drejtuar nga këto 4 vite nga LSI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy