Rama njoftoi draftin për legalizimin e kanabisit për mjekësi në Shqipëri/ BE: Nuk jemi të përfshirë!

Rama njoftoi draftin për legalizimin e kanabisit për mjekësi në Shqipëri/ BE: Nuk jemi të përfshirë!

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do të jetë gati drafti për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Gjatë konferencës për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas.

Por në lidhje me këtë çështje reagoi edhe zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë duke thënë se nuk janë përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

@EUinAlbania

“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”.

 “Kemi 1 vit që punojmë për këtë draft, do jetë gati për pak, ne nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë të huaj dhe tanët. Gjëja kryesore që bëjmë dhe na ka dalë është konsultimi me eksperiencat e tjera. Ne nuk shpikim asgjë, mësojmë nga të tjerët, adaptojmë nga të tjerët. Do jetë gati drafti shumë shpejt, ashtu si drafti për amnistinë fiskale”,- tha më herët Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy