“Martesa PD-LSI”, Luan Rama: Për ne rëndësi kanë reformat (VIDEO)

“Martesa PD-LSI”, Luan Rama: Për ne rëndësi kanë reformat (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha sot se për maxhorancën dhe qeverinë është me rëndësi përmbushja e reformave. Gjatë një daljeje para mediave, Luan Rama ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të kreyministrit lidhur me vendimin e LSI-së për vazhdimin e koalicionit.

 “Nuk jam këtu për këtë dhe nuk preferoj të merrem as me batuta dhe as me mistrecllëqe batutash”, tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së, i cili thekoi më tej se “është e rëndësishme që mazhoranca dhe qeveria të jetë e përqëndruar tek përmbushja e detyrimeve dhe reformave. Është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe përkushtim i reformës zgjedhore, lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës. Realizimi i reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës”.

I pyetur për ligjin e mbetjeve, Rama dhe se LSI-ja do ta vlerësojë me shumë seriozitet dhe maksimalisht, duke respektuar të gjitha ndjeshmëritë dhe mbi çdo ndjeshmëri interesin publik dhe interesin e vendit.

“Kur të vijë në Kuvend do ta shqyrtojmë dhe do ta votojmë në Kuvend”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy