
Prokuroria mohon të ketë një vendim nga Krimet e Rënda, për tërheqjen e trupit të Konstandinos Katsifa nga morgu i Tiranës. Burime nga akuza për Tema Tv, hedhin poshtë pretendimet e familjarëve për tërheqjen e trupit të minoritarit grek, ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Mjekësia Ligjore për akt-ekspertizën.



