65 të infektuar me koronavirus në Kosovë, pesë në gjendje të rëndë

65 të infektuar me koronavirus në Kosovë, pesë në gjendje të rëndë

65 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Klinika Infektive ka njoftuar se pesë prej të infektuarve janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, derisa 30 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Nga kjo klinikë sot do të lirohen pesë të infektuar për vetizolim në shtëpi të cilët janë në gjendje stabile.

“Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”, thuhet në njoftim.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy