Ishte në intubim te Infektivi, mjeku humb betejën me koronavirusin (VIDEO)

Ishte në intubim te Infektivi, mjeku humb betejën me koronavirusin (VIDEO)

Profesori i Fakultetit të Shëndetësisë dhe njëkohësisht doktor i njohur i hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi, të martën ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor, profesor Pushi humbi jetën.

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor”, citohet nga njoftimi.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Ditën e sotme shënohet viktima e parë nga bluzat e bardha me COVID-19, ku humbi jetën mjeku Arjan Pushi.

Bilanci i viktimave është rënduar ku deri tani janë shënuar 63 persona. 4 persona kanë humbur luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT në 24 orët e fundit.

Viktimat që janë regjistruar sot janë një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana dhe mjeku Arjan Pushi, 57 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy