Vetëvrasja e 31-vjeçarit/ Hoxha: Skandal, duhet të ishte transferuar në burg! Ka çudira në dhomat e shoqërimit (VIDEO)

Vetëvrasja e 31-vjeçarit/ Hoxha: Skandal, duhet të ishte transferuar në burg! Ka çudira në dhomat e shoqërimit (VIDEO)

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar në MCN Live ngjarjen e rëndë të ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku u vetëvra një 31-vjeçari. Hoxha tha se në dhomat e shoqërimit ndodhin çudira. Gazetari u shpreh se ka qenë një gabim mbajtja e të ndjerit për tre orë në komisariat, kur kishte një vendim gjykate që të transferohej në burg.

Nuk dua të hedh dyshime dhe nuk kam, jam gati i bindur, por ta thotë ekspertiza përfundimtare, ka pasur edhe kamera sigurie që e kanë kapur momentin e përgatitjes së vetëvrasjes. Kjo për mua është pak a shumë e mbyllur. Por është skandali, elefanti është aty në dhomën e institucioneve të shtetit. Duhet të hetohet. Kemi shumë raste incidentesh, raste të paraportuara të arratisjeve. Nga procedurat e shkelura, menefregizmi i komisariateve, që i lënë pa mbikëqyrur, pa zbatuar protokollin strikt. Nëse ka gazetarë që kanë akses te komunikata e brendshme, sheh çudira në dhomat e shoqërimit. Ndodhin sherre, plagosje. I fusin atje brenda dhe sikur nuk ka më përgjegjësi. Një vetëvrasje edhe në shtëpi duhet hetuar. Për mua çudira do vetëvrasje për mua në thelb është vrasje. Përgjegjësia është e gjithë zinxhirit komandues. Nuk kanë pse të penalizohen vetëm ata tre për ruajtjen. Gabimi i rëndë është që në orën 16:00 atij i është dhënë vendimi i arrestit, ai nuk kishte më punë atje. Gjatë 3 orëshit që ka përgatitur vetëvrasjen, ai është gabim atje, duhet të ishte transferuar. Vendimet e gjykatës thonë që nga ky moment transferohen në burg, jo në komisariat, këtu duhet filluar të hetohet, sepse ka shumë raste. Kaq shumë i kanë mbushur burgjet?!”

Gazetari tha se Policia e Shtetit e ka bërë traditë që kur del me një komunikatë, përdor një gjuhë të drunjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy