Një shqiptar i dënuar në Francë, ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me ish-kryeministrin e Kosovës i cili është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim Ramush Haradinaj.
Në foto, kreu i AAK Haradinaj duket i qetë dhe i qeshur, teksa shtrëngon dorën me shqiptarin tjetër të dënuar, me të cilin është shok qelie.
Djali e ka nisur foton në redaksinë e JOQ, ku shkruan: Live, në Colmar të Francës. Ju përshëndesim.
Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës shkaktoi bujë të madhe dhe shumë reagime nga politikanë, por jo vetëm. Qindra qytetarë protestuan në forma të ndryshme, ndërsa sot në Prishtinë shqiptarët sfiduan të ftohtin siberian dhe borën në kryeqytet duke kërkuar lirimin e Haradinajt në një protestë përpara Ambasadës Franceze në Kosovë, nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”.



