
Gjergj Buxhuku, administrator Konfindustria në MCN Economy ka komentuar lidhur me strategjinë e re për furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë. Lidhur me këtë ai tha se potencialisht Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për furnizimin me ujë, por mungojnë politikat. Sipas tij, investimet nuk i përballon dot pushteti vendor dhe se janë investuar shumë para por me efektivitet të ulët.
Shqipëria potencialisht nuk duhet ta mendonte mungesën e ujit të pijshëm dhe kjo është fakti që ai që e krijon këtë paradoks pas 30 vitesh ai që e kërkon është praktikisht mungesa e plotë e politikave. Potencialet janë aty, kostot janë relativisht të vogla, fakt është që sot pjesë të mëdha të vendet ende sot fatkeqësisht janë pa ujë dhe sa herë ndodhin betejat zgjedhore gjithmonë diskutohet ujë dhe rruga.
Në vijim ai theksoi se duhet të kuptojmë se investimet për furnizimin me ujë nuk janë të vogla dhe këto nuk i përballon dot pushtetet e vogla.
Politikat e ujit vijnë nga qeverisja vendore. Menaxhimi pastaj këtu futet dhe pushteti vendor. Sipas një llogaritje që është bërë për furnizimin e Shqipërisë me ujë të pijshëm të Shqipërisë për 24 orë sepse sot ujë në Shqipëri pothuajse është i papijshëm është një investim që kap 1.2 mld euro në të gjithë Shqipërinë që janë të nevojshme për të bërë investimet kapitale. Pastaj menaxhimi është diçka tjetër sepse ne së pari vuajmë nga menaxhimet, projektet dhe zbatimi i këtyre projekteve që zbatohen me problematika.
Buxhuku sqaroi më tej se problematikat e mëdha shtrihen në qytetet e mëdha dhe zonat turistike. Kështu sipas tij, 1.2 mld këtu asnjëherë nuk është bërë një bilanc se sa para janë hedhur deri tani se janë hedhur shumë para, por me efektivitete të vogla.
Investimet tek uji kanë marrë shumë të marzh të lartë korruptimi dhe është momenti shumë i mirë që projektet shumë të mirë që bëhen, bëhen me kosto shumë të larta dhe zbatohen me kosto shumë të ulëta. Pushtetet vendore se kanë mundësinë financiare. Në momentin kur s’ke ujë 24 orë ai nuk është i papijshëm sepse ujë duhet të jetë i rrjedhshëm. Nqs ujë nuk është 24 orë i rrjedhshëm që në këtë moment besoj se mbyllet diskutimi i pijshëm apo i papijshëm. Në momentin kur ti nuk ke ujë 24 orë të mos shkojë mendja të pish ujin e çezmën, por dhe nëse ka 24 orë duhen bërë analiza.
Buxhuku tha se duhet të kemi parasysh që vendet e rajonit janë më mirë se sa ne dhe kjo vjen dhe për arsye të faktit se nga pikëpamja urbane janë zhvilluar më mirë se sa ne. Sipas tij, ne kemi ndërtuar ujësjellësa jashtë standardeve.
Këtu nuk bëhet asnjëherë një revizionim i plotë. Ne duhet të nxjerrim fillimisht problematikat. Problem i madh është dhe kanalizimi i ujërave të zeza. Tirana i vetmi kryeqytet në euroAzi që s’ka impiant të ujërave të zeza. Mendoj se përpunimi i ujërave të zeza është një e keqe kombëtare në përmasa deri tragjike sepse mos të përpunosh ato do të thotë se niveli i mirëqenies është i ulët e dyta ka ndikim të jashtëzakonshëm në atë që ne po e promovojmë, industrinë turistike. Jemi në kushtet alarmante në momentin kur një shtet nuk arrin të përpunojë ujërat e zeza.



