
Policia e Tiranës ka njoftuar se në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, ka arrestuar një shtetase që shpërndante doza kokaine.
Në rrugën "Bill Klinton", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., 34 vjeç, banuese në Tiranë të cilës gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.
Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



