Burrat në ishujt Faroe po përballen me një problem që nuk e kanë hasur më parë. Ata janë të detyruar të kërkojnë gra përtej brigjeve të vendit të tyre. Ishujt Faroe gjenden mes Norvegjisë dhe Islandës. Kohët e fundit, një numër i madh grash nga Azia Juglindore kanë mbërritur atje për t’u martuar me burrat vendas.
Rënia e numrit të femrave ka ardhur si pasojë e tkurrjes së popullsisë në tërësi. Vajzat e reja janë larguar nga vendi, në shumicën e rasteve për t’u shkolluar, dhe nuk janë kthyer më.
Një prej arsyeve që ato kanë dhënë ka qenë edhe dominimi i kulturës maskiliste në një vend ku mbarështimi i deleve, peshkimi dhe gjuetia janë ende aktivitete dominuese.
Në Ishujt Faroe kanë afërsisht 2000 femra më pak se meshkuj në popullsinë që në total shkon në 50 mijë banorë. Për të zgjidhur këtë problem, shumë meshkuj kanë kërkuar gra në vende si Tailanda dhe Filipinet. Dhe vështirësitë për këto të fundit nuk kanë qenë të pakta, për shkak të mënyrës së re të jetesës dhe vështirësisë së gjuhës. / BBC / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



