“Duhen reforma, profesionistët s’i do njeri”, Malaj përplaset me Mehmetin (VIDEO)

“Duhen reforma, profesionistët s’i do njeri”, Malaj përplaset me Mehmetin (VIDEO)

Tema e diskutimit mbi problemet e arsimit gjatë periudhës së pandemisë ka përplasur ish-zëvendës ministren e Arsimit Nora Malaj dhe ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmetin në studion e lajmeve në MCN Live.

Teksa Malaj deklaroi se kemi një sistem që ka nevojë për të ndryshuar dhe ai duhet të vijë nga njerëz që janë profesionistë dhe jo nga ata që bëjnë si të tillë, Mehmeti nga ana e tij deklaroi se profesionistët nuk i do njeri.

Mehmeti nisi të flasë për fakte duke u shprehur se u premtuan të bëhen tre gjimnaze dixhitale të cilat nuk u bënë asnjëherë, u fol për reforma, por në ato momente ndërhyrja e Malajt ka tensionuar atë duke kërkuar që të largohet nga biseda ose ti jepet mundësi që të flasë.

Këmbëngulja e Nora Malajt për të vijuar fjalën e saj ka bërë që Ndriçim Mehmeti të largohet duke lënë në mes bashkëbisedimin në skype.

Pjesë nga debati:

Mehmeti: Nuk i do njeri profesionistët por i kanë hedhur në rrugë.

Malaj: Te pjesa e tërmetit u thirrën profesionistë

Mehmeti: Ata që u thirrën si profesionistë aty u bënë politikanë pas tërmetit. U tha që do bëjmë 3 gjimnaze dixhitale nuk u bënë.

Malaj: Nuk u bë dhe kjo ishte vjedhje e pastër

Mehmeti: A duhet të bëjmë reforma ne...

Malaj: S’ka nevojë të bëjmë reforma ne kur nuk duhet të bëhen kështu si janë bërë

Mehemti: Do më lini të flas apo të iki unë. Ditën e mbarë vazhdoni me monolg ju. Ishte gabimi im që pranova të isha këtu. Unë po flas me fakte

Nora: Bëje monologun tënd Çimi

Mehemti: A ka mundësi të flas me fakte, po ju pyes do më lini. Ok vazhdoni, ditën e mirë

Malaj: Ky është mësimi me skype që donte Çimi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy