Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Tiranës ka fluturuar me çarter në Paris, reaguar për here të parë vetë Erion Veliaj.
Në një dalje para mediave, numri një i qytetarëve të Tiranës deklaroi se këto akuza janë të pavërteta ndëra shpjegoi edhe arsyen e vizitës së tij jashtë vendit.
Sipas Veliajt, PD po gënjen ndaj tij ndërsa për këtë tregoi edhe axhendën e tij të këtyre dy ditëve. Veliaj sqaroi se ashtu siç është bërë publike edhe në media, ai ka qenë gjatë këtyre ditëve në Tiranë, në detyrën e tij të përditshme, ndërsa shtoi se ka shkuar për pak orë për të takuar kolegun e tij Bashkim Fino i cili ndodhet i sëmurë jashtë vendit.
“The që jam në Paris u nxitove. Ka qënë dje the, ne dje ishim tek kopshti 17. Dy herë gënjeve dole të tretën dhe the e kam të vërtetë. Ka qenë pardje me një çarter. Duke qënë se kanë kryetarin emigrant, po ju them se ne kemi vendosur të jetojnë këtu. Fiksimi i yt është ta nxjerrin kryebashkiakun emigrant. E bëra këtë transparencë se mos ka ngelur ndonjë qytetar që nuk i beson punës por llafeve. Në Tiranë do humbin paq, se nuk mund të na ofrohet gënjeshtra në vend të punës. Zonja në fjalë ka marrë shumë njerëz në qafë me pallatet, shpresoj ta bëjë këtë edhe me Lulin e Berishën”, tha Veliaj.



